Përpos… shkëlqe!

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Përpos… shkëlqe!
Vërr,vërr një si dehës,
Tek ai tis mbledhur,
Zhgun n’ngatërres,
Hatri i shpërfillur.
Sytë që po qeshin,
Jo jo kurrgja ske pa,
Ti kësaj vëri veshin,
T’lutem të bëj rixha.
Sheh syri tek dielli,
I falë rrezen e tijë,
Ti mbetesh si fyelli,
Ai, mbush me fuqi.
Mos shih më shumë,
Mbaju a jo, zakonit,
Se brenda gëzimit,
Tek malli jeton loti.
Është shumë i strukun,
Jo, nuk gjindet me pa,
Mbase i dhanë detyrë,
Faqes rrjedh, me i ra.
Qyshë nga ajo kohë,
Rehat unë e lashë,
Krejtë e qetësova,
Ramë n’ujdi bashkë.
Me të u dakortsova,
Kot mos shko dëm,
Për hatrin e tjetrit,
Dhe bëhem pishak.
E gjejmë ne forcën,
Ecim e rrugëtojmë,
Gërryej gangrenën,
Mbi të ne të fitojmë.
Shkëlqe moj qeshje,
Tek sytë e n’gojtari,
Shkëlqe ti ndër ne,
Dhe ne, tek universi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu