Qendër prostitucioni në Tiranë, arrestohet pronari dhe 39-vjeçarja

0

Një qendër masazhesh, në të cilën ofroheshin shërbime seksuale me pagesë është zbuluar nga policia në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë.

Sipas asaj që njofton policia janë arrestuar Ervin Salku 39 vjeç dhe Helena Melcini 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht 39-vjeçarja V. V., banuese në Tiranë.

Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare dhe një automjet.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.

Si rezultat i tij u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. S., 39 vjeç, dhe H. M., 39 vjeçe, të dy banues në Tiranë. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasja V. V., 39 vjeçe, banuese Tiranë.

Shtetasi E. S., administronte një qendër masazhesh, në “Tish Daija”, në të cilën ishin të punësuara shtetasja H. M., dhe V. V. Përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, në këtë subjekt ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, aparate celulare, dhe një automjet. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu