U nis drejt burgut/ Edhe gjyqtarja e Tiranës Rexhina Merlika, ngel në Vetting, pasi ka pasuri të çmendur

0

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, shkalla e parë e vettingut, ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren e Tiranës Rexhina Merlika. Shkak janë bërë balancat negative të pasurisë.

Sipas relatimit, subjekti nuk ka arritur të vërtetojë burimin e ligjshëm të disa huave dhe një pjese të dhurimeve nga vëllai, të cilat nuk ishin konsideruar në analizë financiare.

Ndërsa, gjyqtarja Merlika pretendoi se kishte arritur të kundërshtonte barrën e provës me prova të reja, të cilat i kishte siguruar pasi ishte njohur me raportin paraprak të Komisionit. Komisioni nuk ka gjetur indicie në informacionin e Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar dhe nuk u evidentuan gjetje domethënëse në kriterin e profesionalizmit.

Rexhina Merlika e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokurore dhe është emëruar kryetare e Gjykatës së Krujës në vitin 1993. Prej vitit 2013, ajo e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Procesi i vetingut për gjyqtaren Merlika u krye nga trupa e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Roland Ilian dhe anëtare Pamela Qirkon. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte e pranishme Elka Ermenkova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu