Pse SPAK nuk heton dhe merr të pandehur Sali Berishën dhe Ilir Metën?”
Kjo ka qenë një nga pyetjet që iu bë sot nga qytetarët kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur se ai u përket njerëzve që kërkojnë më shumë nga SPAK, por sipas tij nuk mund të hedhë poshtë punën e tyre të bërë deri më tani.
Mes të tjerash Rama theksoi se hetimet nuk janë gjëra që bëhen me një të shtypur të “sustës”, ndërsa shtoi se nuk i përket atij apo qeverisë për tu përgjigjur për mos hetimin ndaj Berishës dhe Metës.
“E kuptoj shumë mirë dhe jam pjesë e të frustruarëve për punët e SPAK por nuk mund të shkohet as tek mohimi i SPAK dhe hedhja e baltës, apo mbi drejtuesit aktual. Nuk janë gjëra që bëhen me sustë.
Dhe do isha mirënjohjes që çështjet e këtyre personazheve të mos më vjen mua para sikur kanë të bëjnë me mua. Kryeministri nuk arreston, nuk dënon nuk heton. Se po të ishte kështu unë do të isha i pushkatuar me kohë dhe nuk do të kisha pasur mundësi të pushkatoja.” tha Rama.