Zgjedhjet e parakohshme në veri të Kosovës/ caktohet 25 dhjetori si datë për këshillat komunalë

0

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar datën 25 dhjetor për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Kwshillat Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit. Ajo ka ftuar subjektet politike për fushatë të qetë, pa tensione, duke respektuar Kodin Elektoral dhe rivalët politikë.

“Pas Vendimit të Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e Kuvendeve Komunale në Zveçan dhe Leposaviq, pas konsultimit me partitë politike dhe duke pasur parasysh që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të ketë kohë të mjaftueshme për organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në përputhje me afatet dhe detyrimet ligjore, caktoi 25 dhjetorin, datë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit”, ka njoftuar Presidenca.

Zgjedhjet për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe atë të Leposaviçit do të mbahen pas dorëheqjes së anëtarëve të kuvendeve komunale dhe shpërndarjes së tyre më 18 nëntor nga Qeveria e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu