Publikohet fotoja e dhomës së Joy-t, 22-vjeçares keniane

0

Është publikuar fotoja e dhomës së Joy-t, 22-vjeçares keniane që punonte në një kazino në Tiranë, por që tashmë dergjet që prej muajit gusht në spitalin e Traumës për shkak të dhunimit barbar.

Siç shihet edhe nga fotoja e publikuar në emisionin “Opinion”, mbi shtrat ndodhen rrobat rozë që e reja mbante veshur natën që është dhunuar.

Gjithashtu vihet re se shtrati në dhomën e hostelit ku qëndronte vajza keniane është i çrregullt.

Ndërkohë, kujtojmë se punonjësja e kazinosë u gjet pa ndjenja më 14 gusht të këtij viti. Ajo ndodhet ende në spitalin e Traumës në gjendje kome, ndërsa ngjarja u bë publike vetëm pak javë më parë. B.A.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu