Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se 10 milionë ukrainas janë pa energji pas një vale të re të sulmeve me raketa nga Rusia.
Të paktën shtatë persona u vranë në sulme, ndërsa numri pritet të rritet.
“Ne po bëjmë gjithçka për të normalizuar furnizimin”, tha Zelensky në fjalimin e tij të natës, shkruan BBC.
Mbrojtja ajrore e Ukrainës arriti të rrëzojë gjashtë raketa lundrimi dhe pesë dronë, shtoi ai.
Të enjten, Rusia goditi Ukrainën me një breshëri të re raketash, duke goditur më shumë instalime energjetike dhe ndërtesa civile më pak se dy ditë pas një prej bombardimeve të saj më të rënda deri më tani.
Kjo ka qenë një taktikë ruse e kohëve të fundit pas pengesave në fushën e betejës dhe ndikimi i saj ka filluar të ndihet ndjeshëm.
Ato që vuajnë nga ndërprerjet e energjisë janë kryesisht në kryeqytet, Kiev, në qytetin perëndimor të Vinnytsia, në qytetin port të Odesa-s në jug-perëndim dhe në Sumy në veri-lindje.