Mbrojtja më e mirë është sulmi!
Këtë po bën, gjithë këto muaj Berisha, emërtuesi i epitetëve , ish funksionari i suksesshëm komunist, i riveshur me kostum gri dhe me propagandën e tij të zakonshme politike.
” SPAK-u është fole kriminelësh “-është deklarata e tij e fundit!
Si t’a kuptojmë këtë deklaratë?
Si sulm ndaj USA -së që financon e mbështet reformën në drejtësi?!
Apo e thënë nga Berisha, nga ky krijues i rrëmujave dhe atmosferave mbytëse, dëshpëruese për demokracinë, për demokratët dhe vëndin, tregon se ai është i trembur! Po shikon t’i afrohen prokurorët, atij dhe familjes së tij, e t’a akuzojnë për tërë bëmat gjatë qeverisjes.
Kёshtu ka vepruar në çdo rast Berisha, sa herë ka patur probleme drejtësia. I ka kërcënuar siç di ai, hapur dhe më kode.
Kjo ndodh sepse demokracia në Shqipëri është e një modeli të pa parë.
Komunistët shqiptarë, duke parë e ndjerë fundin e tyre, ndryshuan taktikë . Angazhuan që në fillimet e lëvizjeve demokratike infiltrimin dhe kontrollin e gjithçkaje nga ana e tyre.
Plani i Ramiz Aliajt u zbatua me përpikmëri, konkretisht:
– Studentët e zjarrtë dhe demokratët, asnjëherë nuk arritën të shpërbënin diktaturën . Vetëm u përdorën, u manipuluan, u trathtuan nga brënda, dhe në fund, pjesa me aktive e themeluesve u përjashtuan .
Ku janë sot themeluesit, ku janë studentët e grevë së urisë?!
Ku janë sot të përsekutuarit dhe të përndjekurit politik?!- Shqipëria asnjëherë nuk arriti të shkëputej nga komunizmi, asnjëherë nuk arriti të bëhej as bastion i vlerave liberale, e kurrë i vlerave konservatore.
Sepse, brënda partive kryesore, sidomos partisë demokratike, ka munguar dhe mungon fryma e krishterë europiane.
S’kemi pse t’a fshehim apo mos t’a themi.
-Ne nuk arritëm asnjëherë të ndryshojmë, të bëhemi ndryshe nga sa ishim në sistemin totalitarë. Gjithçka ishte mashtrim dhe vazhdim nga trashëguesit e sistemit të kalbur komunist.
Mbi themele të kalbura nuk mund të ndërtohet asgjë e re, e qëndrueshme.
Kështu, edhe demokracia në Shqipëri, nuk do mund të fitonte mbi komunistët, mbi vetën.
– Çdo demokrat në Shqipëri, ka shumë vite që ndjehet si një i huaj. I mungon vetëm leja e qëndrimi. Komunistët në forma të ndryshme mbajnë gjithë postet më të rëndësishme në institucionet më të rëndësishme, kanë pozitat dominuese kudo, kanë mediat, oligarkët.
Prodhojnë politika indoktrinuese, në ekonomi e kulturë.
Ashtu si 30 -vite më parë, e majta në Shqipëri punon për të mos e çrrënjosur pushtetin e komunistëve.
Na tingëllon disi e çuditshme, por ajo që ndjehet edhe sot, nuk ka dallim me diktaturën e përditshme socialiste.
Këtu, po kontrollohet debati politik, debati publik, rrjetet sociale, e gjithçka nga shteti dhe nga “shteti paralel” i opozitës. Po shpronësohen pronarë dhe pronësohen klientë të pushtetit. Për ish pronarët nuk mendon askush, vetëm tallen dhe stigmatizohen.
– Shqiptarët tani e kuptojnë se në vitët ’90 nuk thanë qartë “Mjaft “! Nuk u fitua liria. Sepse komunistët që janë akoma nëpër këmbë ndaluan ndryshimin, përgjuan, infiltruan, kërcënuan kundërshtarët e rregjimit, shantazhuan. Dhe së fundi detyruan një popull të tërë, të largohet nga vëndi i tij, të shpërndahet padrejtësisht anembanë botës si emigrantë…
Sot, më shumë se asnjëherë , ndjehet momenti për t’u bashkuar e për të thënë vërtetë: MJAFT!