Kryesia e re e PD-së me dy spiunë të Sigurimit të Shtetit

0
Sot, PD finalizoi një nga istitucionet kryesore të PD-së, Kryesinë e Partisë, por konstatohet se ka ende spiunë dhe ky është një problem i mbartur që nuk po merr zgjidhje.

Është e ditur, se tashmë duhet të gjithë për të riorganizuar PD, të bardhë dhe të zinjë, por në forume drejtuese duhet të ketë një sitë, që t’i ndalojë pikërisht atë llojë fare, që ka shënuar krime në kohë të diktaturës dhe i ka sjellë dëme të pariparueshme PD-së.

Gjithmonë do të ketë spiunë në forume drejtues, derisa të ketë një platformë të qartë të dekomunistizimi, duke vendosur sitën e transparencës me të shkuarën.

PD duhet t’i dorëzojë listën e kryesisë Atoriteti të Dosjeve, për të parë pastërtinë e figurës të forumit kryesor drejtues.

Dy spiunë janë të njohur, por ka dhe nga ata që kanë pasur familjarët e tyre dhe ky është një rrezik në të ardhmen e PD-së.

Fakti, se PD por rithemelohet nga filllimi, qëndron në faktin se partia më e madhe opozitare u mbytë nga njerëz të së shkuarës që vazhdojnë ende të fundosin vlerat demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu