Damian Gjiknuri sikur çmendet, thotë se emrat për Presidentin e Republikës s’kanë pse bëhen publik

0

Damian Gjiknuri tha se nga opozita priste më shumë serioziet gjatë procesit për zgjedhjen e Presidentit.

Sa i përket kërkesës së kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajt, i cili kërkoi që takimet mes mazhorancës dhe tyre për zgjedhjen e presidentit të jenë transparente dhe të zhvillohen në praninë e kamerave, Gjiknuri u shpreh se vendime të tilla meren jashtë kamerave dhe emrat s’kanë pse të dalin në publik.

“Prisja më shumë seriozitet nga opozita në procesin e Presidentin, emrat s’kanë pse të dalin në public. Transparenca është e nevojshme por kur diskutohet për emra. Lidershipi i vërtetë është si i merr vendimet jashtë kamerave. Ke fuqi, ke autoritet atëhere..

Eksperienca është për emrat. Unifikon qëndrimin për 1-2-3 emra dhe zgjedh. Për mendimin tim nuk duhen nxjerrë në publik.

Ka një shkërmoqje dhe e kam thënë me kohë është fillimi i fundit të procesit. Ky procesi shkërmoqjes do të shkaktojë më tej pr shkak të mungesës së lidershipit”, tha Gjiknuri në Top Story.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu