Yuri Kim/ Zgjedhjet e 25 prillit nuk ishin perfekte, koha për të votuar edhe diaspora

0

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka folur në Konferencën e KQZ dhe OSBE. Ajo u shpreh se procesi në zgjedhjet e mëparshme ishte mirë, por jo perfekt.

Kim foli dhe për votën e e mohuar të diasporës, për të votuar në zgjedhjet që mbahen në Shqipëri.

Ajo tha se emigrantët duhet të kenë të drejtën të votojnë, teksa u shpreh se SHBA vijon të mbështesë Shqipërinë në reformat e saj.

“Jam e kënaqur që jam me ju për këtë diskutim mbi votimin e diasporës nga jashtë vendit. Është mirë të shikosh të gjithë bashkë për të diskutuar për shtrirjen e votës jashtë vendit.

Duke pasur parasysh edhe statutet dhe kushtetutën është koha e duhur që të merren hapat që diaspora të mund të ushtrojë këtë të drejtë. Akti i mbajtjes së zgjedhjeve është një demonstrim i forcës. Zgjedhjet një çast në proceset demokratike. Zgjedhjet parlamentare të 2021 shënuan një ngjarje vendimtarë që ishte rikthimi i opozitës në Kuvend.

Zgjedhjet e 25 prillit ishin të mira, por nuk ishin perfektë. SHBA do mbështesin reformat për Shqipërinë, qoftë ajo e drejtësisë, qoftë ajo zgjedhore. E drejta e diasporës për të votuar mbështetet nga Kushtetuta. Sistemet tona të qeverisjes janë gjithmonë të papërsosura” tha Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu