Durrësit i shtohet edhe një emër për Kryebashkiak, kush është kandidati me dy emra (Foto)

0

Një tjetër emër i është bashkuar garës për kryebashkiak të Durrësit, në zgjedhjet e pjesshme vendore që do të mbahen në 6 mars.

Krahas kandidatëve të publikuar tashmë dhe zyrtarizuar Emiriana Sako (PS), Luan Hoti (PD-Basha) dhe Ardian Muka (Shtëpia e Lirisë), garës i është bashkuar edhe Jonid Nano, i cili do të garojë në siglën e LRE.

Në formularin e dorëzuar për regjistrim në KQZ, kandidati i LRE figuron me emrin Jonid, ndërsa në posterin elektoral të partisë së tij shfaqet me emrin Jani Nano.


Ai mban postin e sekretarit organizativ të LRE dhe është anëtar kryesie i saj, ndërkohë që është një emër i njohur në sportin e boksit, ku disa herë ka qenë trajner i ekipit kombëtar. Që nga viti 2020 ai është kryetar i Komisionit të Boksit Profesionist.

LEXO EDHE  Bano: Më 6 Mars u kthejmë Bashkinë e Lushnjes qytetarëve

Ka qenë vetë kreu i LRE-së, Arian Galdini, që përmes një postimi në rrjete sociale ka njoftuar përfshirjen e Nanos në garën për kreun e bashkisë Durrës.

“Sot merr udhë kandidimi zyrtar për Kryetar Bashkie në Durrës i Jani Nano si edhe i Dritan Torba për Kryetar Bashkie në Dibër.

Besoj se ia kemi dalë.

Duhet vetëm të presim proçedurat formale në KQZ dhe vendimin e KQZ për 2 kandidatët tanë”, shprehet Galdini.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu