Sali Berisha, kumara i Imamit, Ademit dhe i Majlinda Jubani Angoni!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Nuk ishte krejtë e rastësishme që në zgjedhjet lokale të 2015, për kandidaten Voltana Ademi u caktua drejtues politik në Shkodër, Arben Imami. Mu kujtua ky fakt, ngaqë drejtuesi politik i Foltores sot në Shkodër është pikërisht Arben Imami. Arben Imami është “pokeri” i Sali Berishës dhe e përdorë, kur t’i nevoitet në situata të caktuara politike gjatë 30 viteve të tranzicionit. Për mendimin tim një pjesë e politikanëve të tranzicionit, të majtë dhe të djathtë, duhet të jenë jo vetëm non-grata në USA, por edhe objekt i drejtësisë së re ose SPAK. Se kush është dhe cfarë përfaqëson modeli i Arben Imamit në politikën tonë në PD, e kanë kuptuar të gjithë demokratët e ndershëm dhe patriotët.

Të gjithë shqiptarët e kanë parë më zë dhe figurë duke djegur Shqipërinë në vitin 1997, me ndihmën e shërbimit sekret grek, Asfalia dhë së majtës ekstreme në Shqipëri, por si pasojë e firmave piramidale të organizuara dhe të menaxhuara nga qeveria e Sali Berishës 1992-1996. Më vonë me mbështetjen e Fatos Nanos ishte bashkëautor i Kushtetutës që kemi sot dhe ministër i Fatos Nanos dhe Sali Berishës. Arben Imami është përfaqësues tipik i së majtës eksteme ish-komuniste, prej lidhjeve të së ëmës, që shkodranët e njohin mirë mbas vitit 1944. Në Institutun e lartë të Arteve në vitin 1980, ka qenë një aktor mediokërr dhe shumë i përkrahur nga ish-nomenklatura e diktaturës.

Pjesmarrja në grevën e urisë së studentëve në 1992 nuk ka qenë e rastit. Arben Imami ka qenë një prej “pardesyve të bardha” të kohës mbas 1992. Lidhjet e Arben Imamit me Sali Berishën kanë qenë të detyruara dhe si pasojë e lidhjeve të tyre të nëndheshme. Po si lidhet Arben Imami me një pseudo-të persekutuar si Voltana Ademi?! Lidhjet e tija me psedudo-të persekutuarit kanë filluar me Jozefina Topallin, me kumarinë e Sali Berishës, duke kundërshtuar që në vitet 2011, kandidaturën për kreun e PD-së, Z. Lulzim Basha. Prandaj e shkruajta në fillim që Arben Imamin e ka lidhur me Voltana Ademin, “kumara” i përbashkët Sali Berisha. Mbas zgjedhjes së Voltana Ademit, Imami ka ndikuar në emërimet në Shkodër sëbashku me Bardh Spahinë. Voltana krijonte “konkurse fallco”, për të pranuar njerëz në punë në Bashki edhe me mbështetjen e një “hokatari”, si mbështetës i Berishës si drejtues konkursesh pranimi ne pune.

Ky Klan ka ndikuar shumë në të gjithë aktivitete kulturore dhe sociale në Shkodër. Arben Imami ka lidhje farefisnore edhe me kandidaten e Rilindjes, Majlinda Angoni (Jubani) nga e ëma, që ka qenë pjesë e fillimeve të diktaturës kriminale 50 vjecare. Prandaj nuk janë rastësisisht sot bashkë në këta zgjedhje të pjesshme, Arben Imami, Voltana Ademi dhe Jozefina Topalli në mbrapaskenë në “shtëpinë e non gratave”. Keta personazhe vijnë të bëjnë politikë në Shkodrën e persekutuar në gen, me ndihmën e pseudo të persekutuarve, Topalli, Ademi dhe kandidaten e Rilindjes, Majlinda Angoni, që i lidh e shkuara dhe kumara i tyre Sali Berisha dhe Edi Rama. Prandaj shkodranët në këta zgjedhje të pjesëshme, do ti japin fund tranzicionit 30 vjecarë, duke mbështetur Xhemal Bushatin, PD-në e Shkodrës, me drejtues politik Enkelejd Alibeaj, kryetarin Xhevdet Amuli dhe me të rinjtë shkodranë të etur për ndryshimin e madh dhe fundin e tranzicionit! Këta zgjedhje do ti japin fund kumarëve të ish-diktaturës dhe veglave të tyre që i kanë keqpërdoruar shqiptarët dhe shkodranët në 30 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu