Mblidhet Kongresi i 48-të vjetor i shtypit frankofon në Kamerun

0

-Kryetari i Seksionit Shqiptar të UPF Arben Lagreta kërkon formimin e Seksionit të Kosovës pranë Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë  ( UPF )

Para pak ditesh ne kryeqytetin e Kamerunit Yuande u mbajt Kongresi I 48-të  vjetor  i shtypit frankofon organizuar nga Unioni Ndërkombëtar I Gazetarëve Frankofonë   (Union de la Presse Francophone – UPF ) me qendër në  Paris.

Kryetari I Seksionit Shqiptar të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë  Arben Lagreta kërkoi  krijimin e Seksionit Shqiptar të Kosovës në  mbledhjen e Komitetit Ndërkombëtar të kësaj organizate gazetarësh frëngjishtfolës. Ne këtë mbledhje të zhvilluar pa praninë e kamerave Ishin të pranishëm  drejtuesit kryesorë  të Unionit Ndërkombëtar të  Gazetarëve Frankofonë  duke nisur nga Sekretarja e Pergjithshme e UPF Zara Nazarian, Presidenti Ndërkombëtar Madiambai Diagne etj. Sipas traditës, kjo mbledhje e zhvilluar pa pranine e kamerave në të cilën marrin pjesë vetëm drejtuesit e seksioneve, pra nga një  për cdo shtet me të drejtë  vote shënoi edhe celjen zyrtare të  Kongresit të  48-të Shtypit Frankofon në  kryeqytetin  e Kamerunit, Youande.

Seksioni Shqiptar i Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë  është  krijuar para një viti  në  Tiranë. Në mbledhjen themeluese ishin të  pranishëm edhe Këshilltarja e Parë  e Ambasadores së  Francës në  Tiranë, Atasheu i Shtypit pranë kësaj ambasade Edmond Xhabija si dhe personalitete të njohur nga diplomacia, fusha akademike, e Sigurisë dhe medias si ish Ministri i Punëve të  Jashtme Besnik Mustafaj, ish Ambasadori i Shqipërisë në Kombet  e Bashkuara në  Gjenevë, Prof. Ksenofon Krisafi, ish-Ambasadori i Shqipërisë në Izrael dhe Rektori I UET Prof. Tonin Gjuraj, ish Drejtori Shkencor i Shkollës Shqiptare të Studimeve Politike të Këshillit të Europës në Strasbourg Prof. Përparim Kabo, eksperti i cështjeve të sigurisë Robert Dedja, Kryetari i Unionit te Gazetarëve Shqiptarë Aleksander Cipa, Përgjegjësja e Departamentit të Marrdhënieve me Publikun në UET, Belina Budini, trashëgintari i familjes së hershme shkodrane, Ceka, Engjëll Ceka, paraardhësit e të cilit kanë punuar në Konsullatën e Francës në Shkodër qysh në shekullin e 19-të, shkrimtarja dhe lektorja pranë UET  Ledia Dushi etj.

Për të  asistuar në  këtë  mbledhje të  themelimit të  seksionit shqiptar  ishte e pranishme edhe ndihmësja e Sekretarit të  Përgjithshëm të  UPF, Zhan Kushner, zonja Daniela Coman. Zhan Kushner ka kaluar së fundi në pozicionin e Zv/Presidentit të Unionit Ndërkombëtar të Gazetarëve Frankofonë. Ai  është  vëllai I Bernard Kushner, ish Ministër i Jashtëm i Francës  si  dhe  Administratori i parë i UNMIK në Kosovë   menjëherë  pas clirimit  të saj nga NATO në  vitin 1999.

Kongresi Vjetori I Shtypit Frankofon i organizuar nga Unioni Ndërkombëtar I Gazetarëve Frankofonë zhvillohet rregullisht cdo vit në një nga vendet aderuese te UPF, shumica e të  cilave janë  nga Europa,  Afrika, vendet  arabe,  Kanadaja, ish kolonitë  franceze në Oqeani,  Amerikën e Jugut  si  dhe  nga  Azia.

Arben Lagreta është themelues dhe kryetar i degës së parë në Shqipëri të Unionit të Gazetarëve Shqiptarë (UGSH ), asaj të Shkodrës, ne korrik të vitit 2007, pozicion që e mbajti  deri në vitin 2016 kur edhe dha doreheqjen për të kaluar në pozicionin e Koordinatorit të Marrdhënieve me Jashtë te UGSH kryesisht për Italinë, Francën si dhe zonën frankofone në Europë dhe më gjerë. Qe nga viti 2013 është I angazhuar me një agjensi të njohur investigative me qendër në Tiranë me shtrirje partneriteti kryesisht me vendet fqinje, ato të  Bashkimit Euriopian, Britanisë së Madhe dhe më gjerë.

 

Në fillim të vitit 2018 Arben Lagreta u propozua për anëtar të Këshillit Drejtues të RTSH nga Unioni I Gazetarëve Shqiptarë dhe iu afrua shumë seleksionimit në 10-ëshen e këtij këshilli të kryesuar nga juristi I njohur  Kristaq Traja. Por procedura u bllokua për afro një vit pa asnjë shpjegim nga Komisioni iMjeteve të Informimit dhe Edukimit dhe vetëm pasi opozita braktisi parlamentin në shkurt të këtij viti, ky komision paravendosi apriori pas një dëgjese formale pranimin në KD të RTSH një piktor, një pensionisti si dhe një emër të njohur të politikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu