“Lamtumirë mjeshtre e madhe”, Turqia humb aktoren e famshme të serialeve

0

Aktorja e famshme e teatrit, Jëlldëz Kenter (Yildiz Kenter), kurohej për një kohë të gjatë nga një sëmundje në mushkëri dhe të dielën ajo ishte shtruar në Spitalin Amerikan të Stambollit.

Kenter mbante titullin “Artistja e Shtetit” dhe gjatë të gjithë karrierës së saj ajo u kishte dhënë jetë më shumë se 100 roleve në skenë, filma dhe seriale televizive.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) ka publikuar një mesazh ngushëllimi në llogarinë e tij në median sociale për vdekjen e aktores Yildiz Kenter.

“I lutem Allahut të mëshirojë aktoren tonë të vyer të teatrit, u shpreh ngushëllimet e mia familjes, të dashurve të saj dhe botës tonë të artit”, shkruan Erdoan në postimin e tij në «Twitter».

Hidhërimin e tij për humbjen e mjeshtres së skenës dhe ekranit e ka shprehur përmes një mesazhi edhe zëvendëspresidenti Fuat Oktay.

“Lamtumirë mjeshtre e madhe. Nuk kemi për të harruar”, shkruan ministri i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy në postimin që ka bërë në «Twitter».

Kurse kryetari i Partisë Popullore Republikane (CHP), Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu) në mesazhin që ka postuar në llogarinë e tij në «Twitter» shkruan: “Kam ndjerë një keqardhje të madhe për vdekjen e mjeshtres së teatrit turk, Kenter. I lutem Allahut të mëshirojë Kenterin dhe u shpreh ngushëllimet e mia familjes, të dashurve të saj dhe botës tonë të artit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu