Familjet e Asli dhe Murat takohen së bashku: Nis planifikimi i dasmës?

0

Asli Enver dhe Murat Boz, janë një ndër çiftet turke të cilat presim prej kohësh t’i shohim të ecin drejt altarit. Ulje-ngritjet e marrëdhënies së tyre duket se tashmë janë stabilizuar. Çifti i cili u ribashkua disa muaj më parë, pas një ndarjeje të gjatë, pritet që së shpejti të kurorëzojnë dashurinë e tyre.

Aludimet nisën menjëherë pasi aktorja e serialit “Nusja nga Stambolli”, Asli Enver u pa me një unazë në gisht. Unazë të cilën nuk e heq më nga dora, duhet theksuar. Së fundmi, familjet e tyre janë takuar dhe kanë kaluar kohë së bashku në një restorant. Në tavolinë ishin të pranishëm babai dhe vëllai i Muratit, si dhe mamaja e Asli Enver. Epo, me një takim e një foto të tillë, a nuk mendoni se dy të rinjtë kanë filluar të planifikojnë dasmën?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu