Të gjithë po largohen nga kolera Edi Rama: Edhe Mimi Kodheli sulmon ashpër/ Sollët vendin në këtë derexhe!

0

Me të njëjtën gjuhë të ashpër si Arta Dade, ka folur sot edhe Mimi Kodheli. Dy zonjat e vjetra të PS besojnë që Edi Rama duhet të largohet nga karrigia e pushtetit, pasi është përgjegjës për situatën, në të cilën ndodhet vendi.

Pas Arta Dades, e cila i kërkoi publikisht Ramës të largohej, pasi e kishte shndërruar Shqipërinë si mos më keq, ndërsa iu bëri thirrje socialistëve ta largojnë atë me mocion, mesazhe të forta kanë ardhur nga Mimi Kodheli.

Ish-ministrja e Ramës dhe një ndër njerëzit më të ngushtë të kryeministrit ka deklaruar në një ekran se mazhoranca ka përgjegjësitë e veta për ngërçin dhe situatën politike në vend.

Madje, Kodheli ka shkuar edhe më tej, kur është shprehur se, “mua më vjen shumë keq që retorika politike e ka sjellë vendin në këtë derexhe”,duke shtuar se nuk është mirë që gjithçka po ndodh në prag të vendimit për negociatat.

“Qeveria duhet të ndjejë përgjegjësi për të gjitha situatat e krijuara në vend, problemi është që qeveria nuk është aktori dhe faktori i vetëm i jetës politike, ndaj në një demokraci funksionale duhet që të dyja anët e ekuilibrit politik të funksionojnë në mënyrë që gjërat të shkojnë më mirë se ç’duhet. Patjetër që qeveria ndjen dhe ka përgjegjësitë e veta. Mua më vjen shumë keq që retorika politike e ka sjellë vendin në këtë derexhe.

Në të gjitha momentet e rëndësishme, kush ka ditur të tregohet burrë apo grua shteti apo forcë politike serioze e ka demonstruar këtë përtej gjithë retorikës politike dhe vështirësive që ka pasur në atë moment politika. Të krijohet ideja sikur ka një acarim social që nuk është e votuesve por e politikës në momente kyçe siç është hapja e negociatave”, është shprehur Kodheli.

“Shuplakat” e forta nga Dade e Kodheli vijnë pas goditjeve që Ramës i janë dhënë nga disa prej socialistëve më me peshë. Siç kemi raportuar edhe më parë, brenda partisë ka nisur një luftë e nëndheshme për rrëzimin dhe largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, por edhe nga drejtimi i partisë.

Pjesë e klanit kundër kreut të PS janë ministri për Diasporën, Pandeli Majko, i cili ka dalë publikisht kundër tij edhe në median ndërkombëtare “Zëri i Amerikës”, duke e kritikuar hapur për keqqeverisjen, por edhe socialistë të tjerë si ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, apo edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, i cili aspiron të marrë drejtimin e Partisë Socialiste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu