Kjo është arsyeja pse Gori dhe Bavja janë xheloze për Anikën në jetën reale

0

Aktoret Surbhi Chandna, Shrenu Parikh dhe Mansi Srivastava të cilat luajnë rolet e Anikës, Gorit dhe Bavjas në serialin “Bixhoz me dashurinë”, kanë një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën edhe në jetën reale. Ato janë parë shpesh në shoqërinë e njëra-tjetrës edhe pse seriali në Indi ka përfunduar. Së fundmi Anika ka shkuar me pushime në Zvicër dhe dy mikeshat e saj, Gori dhe Bavja janë xhelozuar. Ato i bëjnë thirrje Anikës mos t’i bëjë xheloze me fotot dhe videot që poston nga Zvicra. Madje Gori dhe Bavja kanë edhe një kërkesë për Anikën. Në postimin e tyre ato i kërkojnë aktores t’u sjellë çokollata nga Zvicra. Këto postime vërtetojnë se aktoret mbajnë një marrëdhënie shumë të mirë pas mbarimit të serialit dhe kanë mbetur mikesha./revistawho.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu