Shkruan Leonardo Nika
Të premtoj atdhe
Nuk të tradhëtoj atdhe
Për qilll e për dhe
Je toka ime e bekuar
Që nuk kam për të të harruar.
Armiqtë e vatanit shumë na sakatuan
Por kurrë atdhe ne nuk të mohuam
Atdheu im dashur
Unë me ty jam i pasur.
Nuk shitem për euro e dollar
S’e kam lindur shqipëtar
Veç për ty më rrëshket loti
Je nuse e bukur të bekoftë zoti.
Nuk të tradhëtoj atdhe
Sikur të shëmbet mali
Është amanet nga Ismail Qemali.
Nuk të tradhëtoj shqipëri
Sikur të bie rrufe
Për gjithë jetë shqipëri
Birin tënd më ke.