400 mijë dollarë tender pundhënësit të djalit të tij/ SPAK nis hetimet për kreun e FSHZH

0

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka vënë nën hetim kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agollit, pas zbulimit se i ka dhënë një tender 400 mijë dollarë kuzhinierit, Alfio Rotani, të restorantit të djalit të tij. Agolli po hetohet nga SPAK për verat penale: Shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Fondi shqiptar i zhvillimit zhvilloi një tender për hartimin e menusë së 100 fshatrave dhe realizimin e një dokumentari.

Kompania ku aksioner kryesor është Alfio Rrotani me 27 Janar të këtij viti u shpall fituese duke krijuar menunë e ”100 Fshatrave”, pjesë e programit të qeverisë për Rilindjen Rurale.

Fondi limit sipas dokumentacionit ishte 41,666,667 lekë, ndërsa oferta fituese rezulton në vlerën 41,020,500 lekë, pra me një diferencë prej 640 mijë lekësh mes fondit limit dhe ofertës fituese. Një grup tjetër kompanish nuk ka rezultuar fituese edhe pse kishte paraqitur një ofertë rreth 15 mijë USD më të ulët se sa kompania fituese.

Gara për tenderin komprometohet kur mësohet se fitues është kompania ku aksioner është Alfio Rrotani, i cili ka punuar për restorantin te Gjiri i Lalzit në Durrës, që është në pronësi të Flladi Agollit, djalit të drejtorit të Fondit shqiptar të zhvillimit Dritan Agolli.

Fondi shqiptar i zhvillimit e ka hapur procedurën  për të hartuar një menu për kuzhinën e 100 fshatrave. Sipas dokumenteve paratë shkojnë për grumbullimin e informacionit mbi gatimet shqiptare, dizajnin e librit të Menusë 100 Fshatra, realizimin e një dokumentari me seri dhe promovime në rrjetet sociale. Në shkresat e fondit shqiptar të zhvillimit nuk del qartë se si ka dalë kjo kosto, vetëm thuhet se libri do të jete i konceptuar si një udhetim turistiko – gastronomik në 100 Fshatrat, me një format miks mes një libri kuzhine dhe një guide turistike, në version print dhe online. Ndërsa dokumentari do të copëtohet në 12 seri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu