Në orën 19:00 është mbyllur zyrtarisht procesi i votimit.
Procesi do të zgjasë me të paktën 30 minuta në qendrat e votimit ku ka radhë të qytetarëve që presin për të zgjedhur të preferuarin e tyre. Më pas do të nisë procesi i dorëzimit dhe numërimi.
Por në tre bashki, Elbasan, Kamëz dhe Vorë nuk do të ketë numërim manual, por elektronik që do të thotë se rezultati do të shpallet pas pak minutash.
Gjithashtu edhe në Pustec, si gjithmonë rezultati shpallet brenda pak orëve këtë mbrëmje duke qenë se është bashki e vogël.