Ish-bashkëshorti i aktores Tuba Buyukustun do të bëhet sërish baba. Aktori Onur Saylak dhe Tuba Buyukustun e njohur si “Syhan” u martuan në vitin 2011 dhe gjatë martesës së tyre, dyshja sollën në jetë dy vajza binjak. Tuba dhe Onur u ndanë në vitin 2017 pas 6 vitesh martesë.
Pas ndarjes nga Tuba, Onur Saylak nisi një lidhje me volejbollisten Gozde Yilmaz. Mediat turke raportojnë se Gozde është shtatzënë dhe kështu Onur shumë shpejt do të bëhet baba për herë të tretë. Onur Saylak dhe Gozde Yilmaz janë bashkë prej tre vitesh.
Dy vitet e fundit ata kanë nisur bashkëjetesën. Sipas mediave turke Gozde është 2-muajshe shtatzënë. Onur Saylak pak ditë më parë festoi 43-vjetorin e lindjes dhe dha një mesazh të fshehtë që mesa duket tregonte për ardhjen në jetë të bebit. “Kam shumë njerëz që më duan, njerëz të rinj shtohen çdo ditë”-shkruante aktori./revistawho.com