25 prilli po vjen, Shkodra i rrëzon diktaturat…

0

Shkruan Xhevdet Amuli

Përgjatë diktaturave, bile edhe në kulmin e tyre,, Shkodra ka gjetur mundësi jo vetëm mbijetese, por edhe përçmimi, ironizimi, e deri në revoltim të hapur.  Prandaj sot e gjithë ditën, qeveria e Edi Ramës është në dëshpërim, në prag të humbjes së thellë të 25 prillit.

Këtë herë shkodranët do të “gjuajnë” me votë komunistët e mashtruesit, etërit e atyre monstrave që  31 vite më parë  bënë përballje historike në mes të Shkodrëls.

Po, pikërisht, 31 vjet më parë u fut denjësisht në analet e historisë tentativa për të rrëzuar bustin e Stalinit në Shkodër.

Me 14 janar 1990 shumë të rinj dhe qytetarë shkodranë dalin para bustit te Stalinit, i cili gjendej në qendër të qytetit. Bëhej fjalë për përpjekjen e parë në Shqipëri për të rrëzuar një bust, simbol të diktaturës. Një grup shkodranësh, duke parë dhe ndjerë dhunën dhe shtypjen e vazhdueshme të rregjimit, frymëzuar gjithashtu edhe nga ngjarjet në Europën lindore, të cilat kulmuan në Rumani, u turrën me trupat e tyre kundër bishave që shfrytëzonin popullin fukara e për vete jetonin në luks, njëlloj si sot ministrat e pushtetarët Rilindjes.

Me datën 14 janar, në sheshin para bustit të Stalinit, i bënë njësh gjokset e zëmrat shume qytetarë shkodranë.

Nga ana e policisë së shtetit diktatorial ishin marrë masa, duke vendosur snajperë në godinat e larta rreth sheshit. Turma filloi të thërriste me parulla të ndryshme kundër sistemit komunist. Ne këtë kohë filloi reprezalja nga ana e policisë. Ramiz Alia kishte ndjerë se themelet e pusjhtetit po ja shkulte Shkodra.  Arrestime, marrje në pyetje me tortura, dënime politike.Edhe pse nuk u arrit te rrëzohej busti simbol i diktaturës, kjo ngjarje shënoi një shfaqje të hapur të urrejtjes së popullit ndaj diktaturës dhe i parapriu shume ngjarjeve të tjera për çlirimin nga sistemi i egër dhe fillimin e proçeseve për demokratizimin e shoqërisë shqiptare.

Fillimisht u arrestua Kastriot Haxhi. Zëmërimi popullore jo vetëm nuk ndalet, por fryhet si Buna në kohë shtrëlnatash. Gjokset te shkodranëve bëhen bashkë e sulmojnë  mikrobuzët e policisë, me gjyle hekuri, me gurë e pllaka kalldrëmi që i nxirrnin me gishtat e tyre na nënkëmbët. Kishte shkelur Shkodra mbi komunistët me egërsinë  e njerëzve që dalin nga terri e shohoin dritën që dikush do ua pengonte.

Në orën 12 të asaj dite, arrin në Shkodër ish ministri i Brendshëm Hekuran Isai i shoqëruar nga kryetari i Degës, Çapajev Taçi. Ata ishin të trullosur, njëlloj si Edi Rama sot. Pra erdhën në masa të forta sigurie. Ruheshin nga populli i vet, se e kishin drejtuar keq. Menjëherë filloi reprezalja. Sampistat bënë ç’mundën, duke rrahur  njerëzit nëpër qytet, duke rritur kështu dozën e urrejtjes mbarëpopullore. U burgosën shumë përsona, të cilët u torturuan gjatë marrjes në pyetje, por Shkodra ishte e papërkulur. I kishte të gjithë antikomunistë, antisocialistë, si sot.

Përsonat që u dënuan janë :
Dedë Kasneci, i dënuar 12 vite burg.
Rini Monajka, 6 vite burg
Gjergj Livadhi, i dënuar 8 vite burg
Kolec Hublina, i dënuar 5 vite burg
Flamur Begu, i dënuar 3 vite burg
Nikolin Margjini, i dënuar 3 vite burg
Tonin Dema, i dënuar 8 muaj burg
Nikolin Thana, i dënuar 5 muaj burg
Klaudio Daka, i dënuar 4 vite burg
Aldo Perizi, i dënuar 4 vite burg
Shkodra i nderon e respekton të gjith ata që kontribuan në rrëzimin e diktaturës komuniste, Shkodra kërkonm edhe sot thuajse të njëjtën gjë, rrëzimin nga pushteti të bijve të atyre ish diktatorëve të 31 viteve më parë.
Dhe po, 25 prilli po vjen, Shkodra i rrëzon diktaturat!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu