13 tetor, 3 palë zgjedhje, parlamentare, presidenciale, vëndore: Po s’mori pjesë PS, asgjë s’ndodh, bëhet test, vëndos Dekreti Presidencial

0

Lideri demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se zgjidhjen e krizës politike e gjen tek 13 tetori. Në një takim që zhvilloi mëngjesin e sotëm  me kreun e shtetit Ilir Meta, Basha theksoi se në 13 tetor do të zhvillohen 3 palë zgjedhjesh.

“Përsëritjen e atyre vendore, zgjedhjeve parlamentare dhe zgjedhjeve për presidentin e ri. Kjo do të kërkojë ndryshime kushtetuese – tha Basha në një prononcim për gazetarët – por PD sipas tij, është e gatshme tu garantojë shqiptarëve zgjedhje të lira.

“Pa dyshim lidhte me 13 tetori. kreu i shtetit mendon se 13 tetori është një mundësi për daljen nga kriza politike përmes zgjedhje të parakohshme parlamentare, lokale dhe siç është shprehur politikisht edhe përmes zgjedhjeve të reja presidenciale, që nënkupton ndryshime kushtetuese. Duke vlerësuar maksimalisht qëndrimin e  presidentit dhe shqetësimin e tij i kam bërë të qartë që PD dhe opozita e bashkuar janë në këtë betejë për interesin e njerëzve. Që zgjedhjet e ardhshme ndryshe nga farsa e 30 qershorit sic e deklaroi dhe OSBE/ODIHR, duhet të jenë për njerëzit dhe jo për partitë aq më pak për Ymer Lalët dhe shokun e tij bablokun e madh dhe oligarkët. Dhe se në këtë funksion opozita është e gatshme të ndërmarrë cdo hap për tu garantuar shqiptarëve të drejtën e votës që është dhunuar, cka e pamë edhe me 30 qershor ku Rama nuk i rezistoi dot tundimit të manipulonte edhe një proces votonte vet, numëronte vet, tabulonte vet. Dhe për të garantuar përmes zgjedhjeve të lira një qeveri që buron nga njerëzit dhe u shërben njerëzve”, tha Basha.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu