Në fakt 101 deputetë janë të pavaksinuar. Këta edhe bëjnë ligje edhe janë rrezik shoqëror. Sot një deputete ka rënë e sëmurë në seancë plenare. Nuk dihet ende pse deputetja u rrëzan nga karrigia, por dihet që nuk u ndie mirë.
Deputetja e Partisë Socialiste Tatiana Piro ka qenë sot në Kuvend në seancën plenare por mesa duket nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe për këtë arsye është thërritur Ambulanca.
Paraprakisht thuhet se deputetja socialiste ka pasur probleme me tensionin e lartë. Ajo që vihet re është se infermieri që futet për t’i dhënë ndihmën e parë në ambientet e Kuvendit është pa maskë.
Pra, duket se Kuvëndi është vëndi, ku nuk zbatohen as rregullat, jo më të respektohen ligjet.