BallinaLajme100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, Kim prezanton logon e re që...

100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, Kim prezanton logon e re që do të përdoret

Date:

Related stories

Trump shpall triumfin për SHBA-të: Besoj se Kina e bindi Iranin për të negociuar

Presidenti Donald Trump thotë se nuk ka asnjë dyshim...

Erion Veliaj kërkon lirimin në Gjykatën Kushtetuese

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është...

Vemjet e KPA-së duan të emërohen gjyqtarë Apeli!

Shkruan Myslim Murrizi Kur në institucionet e drejtësisë së “re”...

Abuzimi me rritjen e tarifave të “One Albania”, reagon AKEP

Pas ankesave të shumta të abonentëve të kompanisë One...
spot_img

Teksa shënohet 100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe SHBA-s, kjo ngjarje i ka gjetur dy vendet duke përdorur një logo të re.

Bëhet me dije se logo është prezantuar nga vetë ambasadorja amerikane Yuri Kim.

Teksa ka postuar një video-mesazh në rrjetet sociale, Kim thotë se viti 2022 do ë shënojë një statcion të rëndësishëm për marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Ky vit shënon një gur kilometrik të veçantë në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Dhe përgjatë gjithë vitit 2022, ambasada e SHBA do të përkujtojë 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve tona të mrekullueshme. Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju sot logon që SHBA dhe Shqipëria do të përdorin për këtë gur kilometrik të rëndësishëm”, shprehet Kim.

Ndër të tjera sipas Kim, logo ‘100- Sëbashku krah për krah’, simbolizon miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar. Ambasadorja shpjegon se numri 100 është i dizenjuar në atë mënyrë që simbolizon ‘infinity-in’, shenjën e pafundësisë.

“Shpresojmë të jeni dakort se ajo shpreh miqësinë midis popullit amerikan dhe popullit shqiptar nëpërmjet ngjyrave, skicimit dhe fjalëve. Ajo që personalisht më pëlqen është që numri 100 përfshin simbolin e pafundësisë. Ne festojmë se sa shumë kemi ecur bashkë dhe gjithashtu mirëpresim arritjet që do të vijnë. Ndërsa ecim përpara uroj që populli amerikan dhe shqiptar të qëndrojnë gjithmonë krah për krah. Gëzuar. Edhe 100!”, thotë ambasadorja amerikane Yuri Kim.
FOTO/ 100-vjetori i marrëdhënieve diplomatike me SHBA-në, Kim

admin
adminhttp://balkansnews.net/
Balkan's News gëzon statusin e një Agjencie të Pavarur dhe të lirë Mediatike. Ka reporterët e vet në Shqipëri, New York, Londër, Paris, Romë, Bruksel, Kopenhagë.

Shqipëria Etnike

Gazeta e pavarur Shqiperia-etnike.com nisi botimin e saj në print dhe online me 5 qershor 2001.

Shkrimet e fundit

spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu