10 mijë firma që plazhet në Shqipëri të jenë publike

0

Nisma Thurje ka arritur të mbledhë 10 mijë firma në peticionin për të pasur plazhe publike në të gjithë Shqipërinë.

Endri Shabani nga Nisma Thurje u shpreh se në plazhet publike të Shqipërisë ka tra për shqiptarët, ndërsa theksoi se deputetët sot duhet të tregojnë në janë në krah të qytetarëve jo.

10 mijë shqiptarë kanë firmosur peticionin që plazhet të bëhen të gjitha publike. Sot nga Saranda deri në Shkodër plazhet e Shqipërisë kanë tra.

Shqiptari ka tra për shkuar në plazhet e vendit të vet. Shqiptari është i përjashtuar nga toka e vet, është i nëpërkëmbur në shtëpinë e vet. Çdo deputet i Shqipërisë, sot ka shansin historik për të treguar për të treguar këtu për të sjellë zërin e qytetarëve dhe për të mbrojtur të dobëtin.

Deputetja demokrate Flutura Açka, e cila iu bashkëngjit këtij organizimi, tha se 80% e plazheve të vendit janë të zëna dhe se kjo praktikë duhet të ndryshojë.

Ajo bëri të ditur se zyrtarisht përmes një drafti do ta paraqisin në Kuvend, kthimin e plazheve në 100% publike.

Do kërkojmë amendime e ndryshime të ligjit që mëtojmë të bëjmë vendosëm ta bëjmë në vjeshtë që të përfundonte sezoni turistik e mos përplasnim dhe idetë gjatë sezonit turistik. Në 80% të plazheve janë të okupuara e shqiptarët nuk kanë akses për t’u futur në disa prej tyre. Iniciativa për ta privatizuar plazhet duket dikur sikur ndihmon e rregullon turizmin por në fakt e ka dëmtuar.

Këtë verë, edhe bizneset vetë e kanë vuajtur barrën e pagesave të detyrueshme të plazheve private. Iniciativa ndihmon jo vetëm qytetarët e thjeshtë por edhe bizneset që t’ia heqë këtë barrë të detyrueshme.

Ne do ia paraqesim parlamentit me hollësi se çfarë kërkojmë, por është në të drejtën e tyre që gjykojnë, por mendojmë se do i kthejë autoritetin plazhet publike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu