‘Zyrtarët e policisë në rrezik’, eksperti: Kriminelët kanë çdo informacion

0

Ergys Muzhaqi, ekspert sigurie thotë se publikimi i dokumenteve të tjera nga skedarët e policisë vë në rrezik jetën e efektivëve dhe ish-efektivëve të policisë.

Në një intervistë për Euronews Albania eksperti u shpreh se goditja e sistemit të sigurisë do të thotë rënie e shtetit.

Sipas Muzhaqit, pas ndërhyrjes së hakerave në sistemin ‘Memex’ të policisë, çdo efektiv apo ish-efektiv është i ekspozuar ndaj elementëve kriminalë që tashmë kanë në dorë çdo informacion.

“Efektivët dhe ish-efektivët e policisë janë të ekspozuar ndaj botës krimit pasi do t’u dalin emrat e agjentëve që kanë dorëzuar informacionet. Kam punuar me sistemin Memex, e mbledhin dhe më pas e depozitojnë në sistem informacionin. Duhet arrestuar i gjithë zinxhiri përgjegjës për shkatërrim të sigurisë kombëtare. Sot me ekspozimin e informacionit është hyrë tek dyert dhe sekretet e të gjithëve.

‘Homeland Justice’ ka publikuar dokumente të tjera nga skedarët e policisë.

Gazetari Eni Ferhati sqaron se janë publikuar të dhëna të personave që dyshohet se janë të përfshirë në ngjarje kriminale.

Në dokumente shfaqen të dhënat e personave si emër, mbiemër dhe foto.

Dyshohet se hakerat mund të jenë futur në sistemin Memex, në të cilin ka të dhëna shumë sensitive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu