Zyrtare: Mbi 150 të plagosur nga tërmeti që tundi sot Shqipërinë

0

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirlliu thotë se deri tani janë 150 persona të plagosur që kanë shkuar në spitalet e Tiranës, Durrësit, Kurbinit, etj., me pasoja të ndryshme fizike.

Sakaq në Thumanë ka raportime për humbje në njerëz. Në raporte të pakonfirmuara flitet për 3 persona të vdekur.

Po ashtu raportohet edhe për një të vdekur në Tiranë. Noa.al kërkoi të dhëna zyrtare mbi këto raportime, por ende nuk ka një konfirmim.

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj kanë shkuar në Durrës për të parë situatën nga afër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu