Edhe përkundër faktit se s’e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, kosovarët nga 1 janari pas liberalizimit të vizave do të mund të shijojnë bukuritë e Sllovakisë.
Kur kanë mbetur më pak se 48 orë nga hyrja në fuqi e heqjes së regjimit të vizave, Zyra Ndërlidhëse e Sllovakisë në Prishtinë ka dërguar një mesazh për kosovarët që iu pëlqen të eksplorojnë duke i ftuar të eksplorojnë qytetet sllovake.
“Në Sllovaki ju mund të ndjeheni si një eksplorues i vërtet që është gjithmonë i gatshëm të zbulojë diçka të re”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Prishtinë.