Shkruan Qamil Gjyrezi
Vizita e ndihmës sekretarit të shtetit të Sh.B.A për mendimin tim kishte vlera të mëdha politike, gjeopolitike dhe ishte një rreze drite për shqiptarët sic shprehet Zonja Yuri Kim: “E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur”! Pikërisht për të arritur këtë rreze drite shprese për të ardhmen e Shqipërisë që ka 30 vite krahas arritjeve politike dhe ekonomike shqiptarët ndihen të pasigurt për të ardhmen.
Takimet e Zotit Reeker ishin shumë simbolike, duke biseduar me Kryeministrin Rama dhe kryetarin e PD-së Basha, por një risi ishte edhe takimi me Princ Lekën, një shenjë që tregon që amerikanët po kërkojnë politikanë elitarë dhe elitat për drejtimin e Shqipërisë shpesh të vjedhur dhe të keqtrajtuar nga klasa politike. Reforma në drejtësi, reforma antikorrupsion dhe personat non grata në Sh.B.A, tregojnë qartë për vëmendjen që ka politika zyrtare amerikane për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj, të shqiptarëve që meritojnë një jetë më të qetë dhe më të sigurtë. Por e titullova opinion Zoti Reeker, mirë u pafshim në Shtator, mbasi problematikat e diskutuara në takimet e diplomatit amerikan duhet të monitorohen nga Zoti Reeker ose të besuarit e tij!
Klasa politike në Shqipëri në shumicën e rasteve ka qenë gënjeshtare me të huajt dhe shqiptarët, duke i lënë populli më I varfër në rajonin e Ballkanit dhe të pa integruar. Shumë politikanë shqiptarë janë treguar të pabesë duke përfoluar bisedat me të huajt ose duke iu treguar si barcaleta miqve dhe të afërmëve. Kam besim të plotë se: “AMERIKANET DO TA SHKERMOQIN ME LIGJ KORRUPSIONIN 30 VJECAR NE SHQIPERI”! Por politikanët shqiptarë duhet monitoruar! Qeveria Rama duhet të punojë për një jetë më të sigurtë për njerëzit dhe opozita Basha të futen në parlament me një gjuhë, sjellje dhe fëtyrë politike të re që të jetë garanci për ndryshimin e vendit!






