Zot, na ruaj!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ilir Metaj “përfaqëson” opozitën shqiptare për KQZ-në dhe Ramën!
Rama i fitoi zgjedhjet nga “gjykatat” pa filluar gara!
Kjo që ndodhi në Shqipëri me gjykatat dhe KQZ-në, është shumë e rëndë në çdo demokraci, të çdo vendi multi partiak.
Është zgjedhur opozita!
Në çdo sistem demokratik kjo është e pa pranueshme, e jashtëligjshme!
Kjo që ndodhi në këtë prag rregjistrimi për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore, është pikërisht ajo që Sali Berisha mbolli prej një viti e gjysëm me luftën e pa principtë mbënda PD-së.
Heqja e logos së PD-së nga listat e partive konkurruese është më shumë se obobo, shumë më tepër se një kambanë ulëritëse për të cilën do ja dëgjojmë shpejt krismen.
Është obobo e madhe të mbetet në garë opozita me Ilir Metën dhe PBDNJ, është çmenduria më e madhe që mund të ndodhë në një shtet anëtarë të Nato-s, në një shtet që pretendon të hyjë në Europë, në një shtet ku pretendohet të ketë liri mendimi dhe liri politike. Të përfaqësohet opozita ligjërisht me Ilir Metën është fundi i demokracisë shqiptare.
Edi Ramës dhe Celibashit iu kanë errësuar sytë.
Gjithsesi, pavarësisht ankimimit dhe gjykimit pas tij, për KQZ-në dhe Edi Ramën, PD-ja është e përjashtuar nga gara.
Ky veprim nuk do të kalojë pa probleme.
PD-ja dhe deputetët e sajë duhet të kishin kërkuar në Parlament shkarkimin e Celibashit, nuk duhej të prisnin këtë cinizëm të tij të demostruar publikisht.
Ndryshimet nuk vijnë duke pritur, por duke vepruar ashpër, me çdo mjet demokratik.
Trëkëndëshi i Bermudës fitoi edhe këtë herë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu