Deri kur kështu? E thjeshtë, derisa shqiptarët të mos përzgjedhin Djallin t’i drejtojë e të kërkojnë prej tij pak dritë përmbi hije dyshimi.
Shkruan Sokol Pepushaj
Thjeshtë, shikoni veshjet firmato të zyrtarëve dhe kuptohet, abuzojnë apo jo me pushtetin.
Asgjë nuk është e fshehur. Edhe përplasjet nuk i kanë as me viktimat, as me drejtësinë, as me ndërkombëtarët, por me vetveten.
Ja Ilir Beqja i sterilizimit e Check Up dhe Arben hmetaj i Parajsave Fiskale, sa ishin krah Edi Ramës e ndërkombëtarëve, visheshin me rroba disi më të thjeshta, si ata, pra si Belinda Balluku e Bledi Çuçi sot.
Themi kështu, pasi Bablokut i kanë ngelur shumë pak njerëz të besuar afër tij.
Jo se nuk i do, por nuk mund t’i mbajë, se fërshëllehet; hej, ky ka dosje në SPAK, tjetri ka pasuri shumë.
Të gjithë ndeshen me veten.
Po çfarë bën Amerika, pyet ti që na lexon
Bën atë që presim ne… Burrat njihen, janë të tërë hajdutë e mashtrues, ndërsa femrat e kupolës të dhimbsen. Ose nuk kanë përvojë, ose janë defiçitare. Takimet e tyre me ambasadoren amerikane janë të shpifura.
Mban ambasadorja dorën e majtë gjysmë lartësi, edhe këto, i ngre ajo apo i vë përpara të dyja, edhe këto po ashtu.
Ironia nuk ka fund…
Zonjat e politikës e dinë para takimeve si vishet, ç’parfum përdor, si i ka flokët.
Të gjitha i përngjasojnë, deri tek atletet. Aty e kanë sikletin se nuk u rri këmba mirë në atlete 50 dollarëshe.
Yuri Kim ende nuk ka folur për këtë fenomen, por Donald Lu e ka deklaruar se do dilte me fitim sikur ta ndërronte makinën e ambasadës me orën e cilitdo zyrtar shqiptar.
Deri kur kështu?
E thjeshtë, derisa shqiptarët të mos përzgjedhin Djallin t’i drejtojë e të kërkojnë prej tij pak dritë përmbi hije dyshimi.
Prandaj burrat e shtetit i kemi me shumë vese e zonjave nuk u rri këmba mirë në atlete 50 dollarëshe./Pamfleti