Zonja Yuri Kim, politikanja e fortë, me shpirt artistik, formim ekonomik dhe ushtarak!

0

Shkruan Qamil Gjyrezi

Para disa muajsh zonja Yuri Kim, ambasadorja e Sh.B.A. në Shqipëri deklaroi publikisht se prioritetet e saja si ambasadore janë demokracia, mbrojtja dhe investimet. Ajo thekson me forcë se eshte e interesuar për shtetin ligjor duke theksuar rëndësinë e “Rule of laë” si dhe për ligje e gjykata të pastra. Për Zonjën Kim një rëndësi të vecantë marrin zhvillimet demokratike, që në këta 30 vite kanë patur ulje dhe ngritje të mëdha, duke cënuar thelbin demokratik të shtetit ligjorë, me vendime dhe politika autoritare dhe klienteliste, në dëm të zhvillimit ekonomik.

Zonja Kim deklaron se, Shqipëria S’ka pse të jetë një vend i varfër, ka mundësi të jashtëzakonshme. Për mendimin tim jam dakord me Zonjën Kim, Shqipëria është një vend i varfër, mbasi klasa politike e ka vjedhur dhe plackitur në këta 30 vite në favor të bizneseve klienteliste dhe “myshterinjëve” të qeverive nga viti 1992. Një prej prioriteteve të ambasadës amerikane, të qeverisë amerikane është edhe mbrojtja. Baza ushtarake në Kucovë, dhe stërvitja “Defender Europe 2021”, që u zhvillua prej 4 majit në Shqipëri, ishte më e madhja në 3 dekadat e fundit. Investimet në fushën e mbrojtjes janë një strategji shumë e rëndësishme për mbrojtjen rajonale dhe kombëtare dhe një politikë me shumë vend e Zonjës Kim dhe e qeverisë amerikane. Zonja Kim ka gjithashtu edhe një shpirt, formin të vecantë artistik. Në të gjitha vizitat në qytetin e Shkodrës ajo flet me shumë pasion për artin dhe kulturën. Që nëvitin 2004 amerikanët e projektuan Shkodrën, qytetin e kulturës dhe të traditës, që qeveritë lokale i kanë bërë një dëm të madh këtij aspekti, duke e dëmtuar kulturën, dmth shpirtin e Shkodrës. Zonja Kim flet me shumë pasion për artin operistik të sopranos me famë botërore Ermonela Jaho.

Këta reagime prezantojnë një grua me shpirt artistik, por edhe të fortë, që njeh mirë demokracinë, mbrojtjen dhe zhvillimin ekomonik, që i do shqiptarët. Në këtë kontekst po citoj soprano e madhe Ermonela Jaho: “Faleminderit e dashur ambasadore për energjine pozitive, pasionin e sinqertë dhe besimin e patundur në të ardhmen e Shqiperisë. Disa shpirtera e kuptojnë menjëhere njeri tjetrin kur takohen”! Dimensionin e Zonjës Kim, nuk e zvogëlojnë as nuk e dobësojnë disa gazetarë sevilë dhe “inajetcor” të oborreve dhe klaneve politike, as familjarë të ish-kryeminsitrave që përdorin artin botëror për ta sulmuar. Zonja Kim, vazhdon me qetësinë e saj të dukshme, misionin e saj për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe stabilitetin rajonal.

Për ta mbyllur opinionin po citoj Diane von Furstenberg“Nuk kam takuar asnjëherë një femër që nuk është e fortë, por ndonjëherë ato nuk dinë ta tregojnë forcën që kanë. Duhet një tragjedi që një femër të shfaqë forcën e saj. Mesazhi im është që ta shfaqni forcën para tragjedisë. Një femër e fortë e kupton se logjika,vendosmëria dhe fuqia janë po aq femërore sa intuita dhe lidhja emocionale. Ajo i vlerëson dhe i përdor të gjitha këto dhunti. Yuri Kim i vlerëson dhe i përdorë të gjitha dhuntitë e një femre të fortë, shpirtin e brishtë artistic, me aftësitë politike moderne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu