Ditën kur u diplomua si prokurore, Silvana Duran u bë dëshmitare e vrasjes brutale të babait të saj.
Vite më vonë, tashmë prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme, ajo i ka caktuar vetes një mision, të dërgojë prapa hekurave lordin më të fuqishëm të drogës, që rastis të jetë edhe vrasësi i babait të saj. E guximshme dhe e vendosur, Silvana cilësohet shpesh si “Prokurorja e Hekurt”.
Por ka një pikë të dobët që mund t’i shkatërrojë karrierën, ka rënë në dashuri me truprojën Hoakin Munjoz, pa e ditur se ai ka hesape të pambyllura me kartelet e drogës.
Do ta ndiqni nga e hëna në të premte, ora 19:15 në 3Plus!