Zhdukja e bananeve të “Bana King” në kontenier, 20 të arrestuarit para Gjykatës

0

20 personat e arrestuar për shpërdorim detyre, heqje të shenjave të sigurisë dhe kontrabandë me mallra të tjerë në portin e Durrësit kanë dalë këtë të martë para gjykatës.

Prokuroria e përfaqësuar nga prokurori Afrim Shehu ka kërkuar vleftësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin detyrim paraqitjeje.

Moria e të arrestuarve dhe avokatëve në sallën e gjyqit e ka bërë të pamundur respektimin e protokolleve standarde dhe pozicionimin e tyre në vendet përkatëse, brenda një salle të pamjaftueshme për masa  sigurie të kësaj natyre.

4 prej të arrestuarve   janë të papërfaqësuar me avokatë mbrojtës dhe gjykata ua caktoi kryesisht.

Një nga avokatët kërkoi nga gjykata të vihen në dispozicion aktet e çështjes për të mos u përfshirë në një seancë rutinë.

”Fakti që arrestimi është bërë në një kohë kur avokatët ishin në grevë, kërkesa e kolegut është e drejtë dhe duam të njihemi me aktet.”

Kërkesë për shtyrjen e seancës gjeti mbështetje të pjesshme te avokatët mbrojtës, pasi për një pjesë të të arrestuarve prokuroria ka kërkuar ”detyrim paraqitjeje”.

”Janë 20 burra që u është marrë dinjiteti dhe s’mund të bëjmë një seancë rutinë”

Gjyqtari i seancës Paulin Çera vendosi të shtyjë për një orë seancën për t’i dhënë mundësi avokatëve të njohin aktet.

49 arka me banane të kompanisë ‘Bana King’, që dyshohet se kishin kokainë, u morën përpara se kontenieri të kalonte në skaner.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu