Zgjimi…

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Zgjimi…
Si një vëgim vjen drita që sjell mëngjesin,
Ndiej dhe dielli u zgjua sëbashku me mua,
E vjen më përkëdhelë kjo rreze magjepse,
Ku u shkrina e humba në lartësi me të.
Shoh sytë, që lexojne botën si një faqe të hapur,
E vendosur si një libër në dorën time,
Duke vënë në vijë të drejtë çrregullimet e kahershme,
Jo jo, për ekzekutim akut,
Por lindja e një fëtyre të re,
Dhe duke ja lënë amanet arkivës të kaluarën e mavijosur,
Zgjedhë kurimin e plagëve, me dashni të pa matur mbuluar,
Nën atë premtim e ëndërrës për tu rritur,
Të baktisa ty jetē qe më lodhe,
Pa të drejtë, me eksperimentin imagjinar,
Jetë dërrmuese pa energji, ulu e flej e mos gjejë zgjim.
Krahë dua të fluturoj e të kapi me dorë,
Të shtrydh vendin që mshehët helmim tim.
Që mendjes ju vesh si petk,
Zgjuar me natyrën m’ke nxënë n’udhëtim,
E po i marr flladin të mbshtillem në të,
Që të mbushë atë qoshen që fryma i është ndalë,
Ndihem gati për me mbrri kētë skaj,
Me të gjitha ngjyrat që me krahë po vijnë.
Nuk do të hezitoj, pasionin do të ndjek,
Dhe ëndrrat që pashë nuk do t’i ndaloj.
Jam zgjuar për të jetuar, për të krijuar, për të ndryshuar,
Krenaria lëshoi zë, që do të mbajë gjallë,
Dhe pse m’ke harruar prej tymnajave të zjarreve ndezë, në drurin e kalbët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu