Zgjedhjet vendore të 14 majit / Meta i bindur: Fitojmë Tiranën, Durrësin dhe Elbasanin

0

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se koalicioin opozitar do të fitojë bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit, në zgjedhjet vendore të 2023.

Meta, megjithatë, në emisionin “Noë” në Euroneës, tha se beteja do të jetë e ashpër, pasi sipas tij përballë kanë “mafien” dhe miliarda euro. Por sipas tij, së bashku me qytetarët do ta shpartallojnë atë.

“Do ketë një fitore bindëse në trekëndëshin Tiranë-Durrës-Elbasan. Jam i bindur për këtë. Ne jemi popull shqiponjash dhe në rast se këtu dështon demokracia, ka tradhëti burra. Kjo është një betejë e ashpër, një betejë me mafien, me miliardat e eurove. Por të mos harrojmë se 2/3 e shqiptarëve jetojnë në varfëri. Mafien do ta shpartallojmë, do ta mundim të jeni të sigurt për këtë”, deklaroi Meta.

Kujtojmë se Partia e Lirisë nuk ka asnjë kandidat në zgjedhjet vendore por do të mbështesë primaret e Partisë Demokratike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu