Zgjedhjet nuk ishin zgjedhje – ishin një proces i blerë, i manipuluar dhe i turpshëm

0
Shkruan Nard Ndoka
Para gares, qeveria shpërndau mbi 100 milionë euro nga taksat tona për të blerë vota: shpërblime për pensionistët, falje gjobash masive dhe 3,000 punësime elektorale në administratë.
Kjo nuk është ndihmë sociale – është korrupsion elektoral me firmë shtetërore.
Në çdo qytet, administrata u vu në shërbim të pushtetit, jo të ligjit. Patronazhistët u kthyen në mini-Sigurim.
Struktura kriminale ndikuan hapur. Në Elbasan, krimi vendoste votën. Në Fier, oligarkët dhe ministrat e blenë në pazar votën.
Edhe diaspora u përfshi në një proces pa garanci, ku kutitë u mbushën, jo u numëruan.
Ky nuk është rezultat zgjedhjesh – është rezultati i frikës, parave dhe manipulimit.
Opozita?
Plot gabime, po edhe pa garë të ndershme, humbja është e programuar.
Edhe një skuadër e dobët meriton të luajë në një fushë të barabartë, jo me arbitër të blerë.
Ky proces duhet të zhbehet. Të ndëshkohet pushteti, të reformohet opozita dhe të fitojë demokracia. Sepse nëse i quajmë “zgjedhje” këto që ndodhën, po e varrosim shpresën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu