Zgjedhjet e 8 nëntorit në SHBA, pjesëmarrja e dytë më e madhe në 50 vjet, fitore e thellë e Donald Trump

0

Pjesëmarrja e votuesve në zgjedhjet e këtij viti për Kongresin dhe Senatin amerikan, ishte e dyta më e larta në më shumë se 50 vjet, por më e ulët se në vitin 2018.

Rezultatet flasin edhe për fitore të thellë të republikanëve. Florida është në fund të numërimit dhe demokratët kanë vetëm 40 për qind.

Më pak se 50 për qind e votuesve me të drejtë vote, dolën më 8 nëntor për të vendosur se kush do të jetë në Kongres dhe Senat.

Të dhënat e përpiluara nga Projekti i Zgjedhjeve në SHBA datojnë që nga viti 1902, por popullsia me të drejtë vota ka ndryshuar ndjeshëm që atëherë.

Më 4 qershor 1919, Kongresi u garantoi grave amerikane të drejtën e votës. Dhe afrikano-amerikaneve në të gjithë SHBA-në u garantohej e drejta e votës që nga viti 1965 e tutje.

Ky ishte rezultati i Aktit të të Drejtave të Votimit të vitit 1965, një nga pjesët më domethënëse të legjislacionit të miratuar ndonjëherë nga Kongresi në vazhdën e lëvizjes për të drejtat civile të viteve 50-të dhe 60-ta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu