Zëvëndëspresidentja e Amerikës Kamala Harris akuzohet se ka marrë vaksinë të rremë anti- Covid

0

Kamala Harris akuzohet se nuk është vaksinuar dhe ajo që iu shit mediave, ishte e një mashtrim publik. Një video e bërë virale online, ka komente akuzuese. “False”, “Kjo është e rremë”, “Nuk ka asnjë reagim prej saj”, “Nuk pashë asnjë gjilpërë”, etj.

Zëvëndëspresidentja e Shteteve të Bashkuara u vaksinua në transmetim të drejtpërdrejtë më 28 dhjetor 2020, në një përpjekje për të rritur besimin e publikut lidhur me vaksinat. Sipas raporteve zyrtare, ajo mori vaksinën Moderna Inc në një qendër mjekësore në Uashington. Ndërkohë Reuters shkruan se janë pretendimet ato që duken të rreme sepse në video tregohet se Harris është vaksinuar në të vërtetë. Këtë e provojnë, edhe foto të shkrepura më afër.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu