“Zemërohet” Babloku/ Deklaron se ndjen neveri për gjobaxhinjtë e ekraneve të televizioneve dhe publikon sërish shifra për udhëtimet me avionë

0

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish këtë të shtunë në lidhje me akuzat për udhëtimet e tij jashtë vendit me avion që sipas kryedemokratit, Sali Berisha shkojnë deri në 22 milionë euro.

Rama ka publikuar shifrën e udhëtimeve të ish-kryeministrit Berisha në 2012, ku sipas tij janë shpenzuar 226.893 lekë të reja. Ndërsa në vitin 2020, ai ka mundur të shpenzojë 193.331 lekë të reja.

“Si të mos ndjesh neveri për rublaxhinjtë e opozitës dhe gjobaxhinjtë e ekraneve, përhapës gënjeshtrash e shpifjesh, katranë me bojë që tallen me publikun! Shpenzimi mesatar vjetor i Kryeministrit për udhëtimet jashtë 2012 226.893Lek të reja 2020 193.331Lek të reja”, shprehet ai.

“Pra në 2 vite e 9 muaj të përdorimit të avionin promocional Albania me një marrëveshje të favorshme me Air Albanian, udhëtimet e mia u kanë kushtuar taksapaguesve mesatarisht më pak se gjysma e shpifarakut më të ulët në historinë e Shqipërisë, kur fatkeqësisht ishte kryeministër”, shkruan me tej Rama në një postim në Twitter.

SI TË MOS NDJESH NEVERI PËR RUBLAXHINJTË E OPOZITËS DHE GJOBAXHINJTË E EKRANEVE, PËRHAPËS GËNJESHTRASH E SHPIFJESH, KATRANË ME BOJË QË TALLEN ME PUBLIKUN!

SHPENZIMI MESATAR VJETOR I KRYEMINISTRIT PËR UDHËTIMET JASHTË👇

2012👉 226.893LEK TË REJA

2020👉 193.331LEK TË REJA

— EDI RAMA (@EDIRAMAAL)  OCTOBER 29, 2022

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu