Zemërohen doganierët që u kapën me kamera në korrupsion: Po sulmohemi për inat nga mediat e Irfan Hysenbelliut

0

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka reaguar pas denoncimit të bërë nga “News24” ditën e sotme ku shefi i turnit të sektorit të eksporteve në portin e Durrësit, Drini Maxhari, në një video të publikuar shihet teksa merr para nga subjekti privat.

Përmes një postimi zyrtar Drejtoria e Përgjithshme e Doganave sqaron se ky lajm është i vjetër pasi është transmetuar muajin e kaluar nga “Shijak Tv” dhe ndaj Maxharit organet kopetente kanë nisur hetimet.

Sipas tyre riciklimi i lajmit të sotëm është në vazhdën e presionit dhe shantazhit nga ky medium dhe vjen në prag të gjyqit ku kompania në pronësi të Irfan Hysenbelliut “Birra Tirana” akuzohet për evasion fiskal në vlerë 24 milion lekë.

Postimi i plotë:

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ndjen si detyrim për publikun të sqarojë, në lidhje me lajmin e Neës 24, media e cila po hedh baltë mbi këtë institucion, se:

Lajmi i publikuar sot është një ngjarje e vjetër, transmetuar për herë të parë nga Shijak TV, më shumë se një muaj më parë. Lidhur me këtë ngjarje sqarojmë se organet hetimore kanë nisur hetimet dhe janë duke kryer punën e tyre me mbështetjen dhe bashkëpunimin e plotë të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.

Thënë kjo, vlen të theksohet se riciklimi i sotëm i një lajmi të vjetër, është në vazhdën e presionit dhe shantazhit të hapur që grupi mediatik Neës 24, Balkanëeb dhe Panorama, kryejnë prej muajsh ndaj të gjitha institucioneve shtetërore që kanë kapur në shkelje të ligjit Irfan Hysenbelliun. Konkretisht, kjo baltosje e fundit ndodh në prag të gjyqit me autoritetet doganore, ku një nga kompanitë në pronësi të Irfan Hysenbelliut, “Birra Tirana” akuzohet për evazion fiskal në vlerë 24 milion lekë.

Lajmi që raportoi News24:

Ditën e sotme “News24” publikoi disa pamje “ekskluzive” ku shfaqeshin disa raste të marrjes së ryfshetit në portin e Durrësit.

Në videon e publikuar nga kjo media shihej shefi i turnit të sektorit të eksporteve në portin e Durrësit, Drini Maxhari, i cili merrte para nga një subject privat.

Sipas tyre ky nuk është rasti i parë që Maxharri merr para pasi edhe në dy raste të tjera ka marrë rryfshet.

Më tej “News24” shton se në rrjetin e e ryshfetit janë dhe të afërmit e drejtuesve më të lartë të qeverisë. Doganieri i kontrollit fizik të importeve në portin e Durrësit, Skerdilajd Palnikaj, vëllai i Dritan Palnikaj, ish-sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, ish-drejtor i Shërbimit të Brendshëm të Burgjeve dhe aktualisht këshilltar i kryeministrit Rama, siguron subjektin privat pas marrjes së ryshfetit se nuk do ketë pengesa në futjen e mallin në territorin shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu