Zelensky fjalim në Parlamentin shqiptar

0

Presidenti i Ukrainës po mban një fjalim prekës me anë të një video-mesazhi.

Mesazhi i plotë:

“Dje myslimanët në mbarë botë festuan Fitër Bajramin. Ju përgëzoj për këtë festë, ju uroj atë që bëjnë të gjithë Ukrainasit. Gjatë këtij muaji, myslimanët ukrainas nuk kanë pasur asnjë ditë të vetme të qetë dhe paqësore. Rusia i ka kthyer ditët tona në një vend vdekjeprurës. Çdo ditë kemi vdekje”, u shpreh Zelensky.

Që nga 24 shkurti nuk kemi pasur asnjë ditë të paqtë. Rusia i ka shndërruar gjithë ditët tona në një rrezik vdekjeprurës. 120 fëmijë u vranë e 420 të tjerë u plagosën.

Në qytetin tonë më të madh në lindje 1/5 nga të gjitha shtëpitë është shkatërruar tashmë. Nuk ka ndërtesa të pa shkatërruara. Asnjë ndërtesë, imagjinoni.

Faleminderit për hapat konkrete për Ukrainën në mbështetje kundër sulmeve të Rusisë.

Ky qëndrim juaj ndaj popullit ukrainas më bën të kujtoj Shën Terezën shqiptare që është kthyer në simbolin e humanizmit në mbarë botën.

Na mësoi se përpjekjet e mira të përditshme mund  të mposhtin të keqen.

Besoj se duke punuar së bashku me gjithë evropianët do jemi në gjendje të ndalojmë këtë luftë të zhvilluar nga Rusia e të mbrojmë Evropën në të ardhmen nga një kërcënim tillë.

Mbyllni portet për anijet ruse, kufizoni ardhjen e turistëve rusë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu