1-A
Për njerëzit që kanë grupin e gjakut A, sugjerohet një dietë vegjetariane. Këto persona kanë një nivel të ulët aciditeti në stomakun e tyre dhe nuk i tretin në mënyrën e duhur proteinat e mishit, prandaj sugjerohet të hanë sa më shumë fruta, perime apo drithëra. Është e rëndësishme që këto ushqime të jenë sa më natyrale, pa ingridientë shtesë.
- B
Sipas librit, personat me këtë grup gjaku mund të hanë ushqime të ndryshme. Megjithatë ushqimet si misri, kikirë, apo domate, mund të shkaktojnë ngritje në peshë, ose lodhje. Një tjetër ushqim që njerëzit e këtij grupi gjaku duhet të evitojnë është pula. Është mirë që kjo të zëvëndësohet me mish qengji, dhie apo mish lepuri.
- AB
Grupi i gjakut AB është më i rralli dhe më i riu. Njerëzit me këtë grup gjaku kanë një kombinim karakteristikash të grupit A dhe B. Ata kanë një nivel të ulët acidesh në stomak si grupi i gjakut A dhe kanë të njëjtën karakteristike në lidhje me mishin si personat me grupin e gjakut B. Vezët, ushqimet e detit dhe ushqimet në ngjyrë jeshile janë të duhurat për personat me grupin e gjakut AB.
- 0
Njerëzit me këtë grup gjaku, supozohet të kenë një nivel të lartë të aciditetit në stomak, kështu mund të tresin mirë dhjamin dhe proteinat e mishit. Prandaj një dietë me nivel të lartë proteinash është e duhura për to. Mund të fusim proteinat e mishit, perimeve, frutave dhe të peshkut. Karbohidratet i bëjnë të shtojnë në peshë, prandaj nëse jeni grupi 0, mundohuni t’i evitoni./revistawho.com