Yuri Kim takim me Eduard Shalsin dhe Sorina Kotin

0

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ndodhet në ambientet e kryesisë së Kuvendit.

Ajo do të zhvillojë një takim me kryetarin e Komisionit të Ekonomisë, Eduart Shalsin dhe nënkryetaren e Komisionit të Ekonomisë, Sorina Kotin.

Më herët, Kim takoi dhe deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku dhe atë të Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj. Para tyre, ambasadorja zhvilloi një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Në një deklaratë për mediat, Meta u shpreh se në takim u diskutua edhe për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit Sali Berisha.

Sipas Metës, ky vendim është vepër e ish-kreut të PD-së, Lulzim Basha dhe kryeministrit Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu