Yuri Kim takim me ambasadoren e BE, çfarë diskutuan

0

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim, është takuar ditën e sotme me ambasadoren e BE Chirstiane Hohmann.

Në një postim që ka bërë në rrjetin social ‘Twitter’ Kim thotë se diskutuan për raportin mbi përparimin e Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE.

“Diskutim i mirë sot me ambasadoren Hohmann pas raportit të parë mbi përparimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE që nga fillimi i negociatave në korrik”- thotë Kim.

Kim shkruan se SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformat dhe masat e tjera të nevojshme për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE, përfshirë reformën në drejtësi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu