Yuri Kim nuk e fsheh zemeratën ‘Do të jem këtu edhe për ca më gjatë’!

0

Pyetjes nëse do largohet apo jo nga vendi ynë, ambasadorja amerikane Yuri Kim i dha vetë përgjigje sot në konferencën për “Konsolidimin e KLGJ dhe të Gjykatës së Lartë”.

Diplomatja amerikane tha se do të vazhdojë të qëndrojë edhe ca më gjatë se sa mandati 3 vjeçar në Shqipëri, teksa pak ditë më parë Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme pohoi nisjen e procedurave për zëvendësimin e saj.

“Unë kam 3 vite në Shqipëri dhe do të jem këtu edhe për ca më gjatë. Kjo është ajo që kam mësuar gjatë këtyre viteve, sepse ka një sfidë këtu. E dini kjo nuk ndodh sepse Shqipëria unike, është në mënyrë unikale e korruptuar, jo!

Ky është një vend i vogël dhe të gjithë njohin të tjerët. Vendimet në drejtësi na ndikojnë

Ka ardhur koha për të thënë që Shqipëria është gati për në fazën tjetër. Shqipëria ka qenë anëtarë e NATO-së që në 2009. Në korrik BE filloi negociatat për futjen në këtë klubin e ëndrrave”, tha Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu