Yuri Kim i jep “zemër” kandidatëve që garojnë për drejtimin e SPAK-ut dhe ka një porosi “rrini sa më larg politikës”

0

Ambasadorja amerikane, është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme rreth orës 12:00, ku ka zhvilluar një takim me Prokurorët e kësaj strukture dhe me drejtuesin Arben Kraja.

Ajo ka qëndruar për rreth 30 minuta në SPAK. Abc mëson se ndër të tjera ambasadorja ka shkuar në SPAK për t’i dhënë kurajë 3 kandidatëve për garën e kreut të SPAK, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondilli.

Kim u ka thënë kandidatëve se gara duhet të jetë e drejtë e mos ketë ndërhyrje.

“Rrini sa më larg politikës. Jemi besim plotë ndaj këtij institucioni dhe keni mbështetjen tonë”, u ka thënë kandidatëve Yuri Kim.

Një ditë me parë përfundoi edhe afati për dorëzimin e kanditaturave për drejtimin e SPAK. Tashmë KLP pritet të intervistojë tre kandidatët, Adnand Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili. Ndërkohë, kreut aktual të SPAK, Arben Krajës i mbaron mandati i tij 3-vjeçar në datën 18 dhjetor.

Kim i është drejtuar edhe mesazhe që prokurorët e strukturës antikorrupsion të godasin zyrtarët e lartë të korruptuar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu