Ambasadorja Yuri Kim e ngre zërin në kupë të Qiellit: Do të bllokohen pronat e pasuritë e dyshimta dhe do kemi “stinë” të mirë për të mbushur burgjet me hajdutë.
Shkruan Sokol Pepushaj
U leçit ky lajm i bukur.
Lajm i bukur për shqiptarët dhe lajm i zi për politikanët, pushtetarët, qeveritarët e gjithë sistemin e drejtësisë dhe të biznesit.
Pra, po kondicionohet një tip klime që ka edhe pranverën e vet, edhe dimrin e vet brënda.
Ky lajm nuk është vetëm lajm, ka dy stinë brënda:
1-Pranverën e lajmit, me veshët hapur, e presin të gjithë viktimat e 28 viteve, që i bie të jetë edhe populli, edhe mileti. Se ky ishte problemi i madh në 28 vjet skllavëri.
Politika e pushteti, ishin nga shtresat më të ulëta. Pra, komunistë, idiotë, varfanjakë, krijesa pa identitet e kulturë, qu grabitën gjithçka edhe ja thithën lëngun çdonjërit deri në fund të lugut të kurrizit.
2-Dimrin e lajmit e ndjejnë hajdutët, vagabondët, imoralët, kurvarët e zyrave të shtetit e politikës, biznesmenët që vijnë nga hiçi, kriminelët e barkderrat e pangishëm.
Ata, për inerci të pasurive dhe pozicioneve zyrtare, kanë qënë të paisur me viza amerikane. Është normale, pasi vetë Perendia ka krijuar një Olimp, e andej gjithmonë ka dritë, edhe nëse vëndin e zotit e zë Dreqi.
Meqë referencë në vënd të Zotit, kemi Dreqin, duhet thënë fort, po ama fort, sot e vërteta.
Dreqërit, me pushtet Zoti, bënin kërdinë mbi njerëzinë. Me vizat amerikane ne xhep, sidomos në ndërrim pushtetesh, kanë dëmtuar e varfëruar Shqipërinë.
Të gjithë këta Dreqër, për fat të mirë, janë të sistemuar dhe asnjëri nuk del dot.
Në i duhen drejtësisë, ja ku i ka.
I keni aty qyshse ishin “shpellave” pabuksa, e deri sa u bënë me miliona dollarë, me makina e dashnore luksi. Nuk dalin dot asnjëri sish nga “sirtaret” e Pamfletit, që i ka “sistemuar” sipas “peshës”, “forcës”, “madhështisë” e “shëndetit”.
Ata që ishin si ata, pra zyrtarë, pasanikë, me viza amerikane në xhep, ka 28 vjet që i thonë mirupafshim Shqipërisë, sa herë pushtetet ndërronin portat.
Me paratë e vjedhura kanë bërë prokupi e biznese deri në Amerikë. Me para të vjedhura, kanë pronotuar avokatët më të shtrenjtë për të siguruar atje leje qëndrimi. Me para të vjedhura, kanë arritur edhe të marrin pensione në Amerikë, edhe të vijnë këtej si “amerikanë” e të marrin poste drejtuese, sa herë partia e tyre rivinte në pushtet. Rastet janë aq shumë, por të skeduara një për një, se pak popull jemi, se një pjesë e madhe milet është, apo jo?! Si kudo në botë, në fakt, ka asish që nuk duan t’ja dinë për asgjë.
Por kudo ka një fund. Hajdutë që çuan djersën e shqiptarve në Amerikë, janë në teh të drejtësisë. Janë lehtësisht të testuar, pasi të tërë, ata që kanë dokumenta amerikanë, duke shfrytëzuar vizat për inerci pushtetin, por që kanë edhe pasuri si shumë, që do tu bllokohen.
Pra, Amerika gjeti plagën e kombit tonë.
Shkoi tek paraja, tek pasuria, tek shtegu i legjendave, ku “kapërcehet” Ylberi, e vajza bëhet djalë! Pra, aty ku edhe shqiptarët besojnë. Se besimi e perceptimi i fenomenit, është me peshë në pritshmëritë e suksesit, apo jo?!
Kështu pra, u arrit që Yuri Kim, sot të ngjajë, më së paku, me një ëndërr të bukur.
Secili e çmon sipas besimit të vet.
Kjo ishte prologu i gjësë. Këtu nis suksesi. Shqiptarët kanë nevojë gjithmonë për një Kult, për një Zot.
Deri sot u shtrinin dorën hajdutëve të tyre, u jepnin edhe votat.
Po Epilogu kush është?
1-Shqiptarët janë kthyer tek Zoti i vërtetë, pasi perceptimi është në kulm. Tani, që gjithkush e di, se gjithkush pushtetar ka vjedhur, ndëshkimi është e vetmja kërkesë, e vetmja pritshmëri, e vetmja drejtësi.
2– Hajdutët, pasi dëgjuan deklaratën e ambasadores se vizat për Amerikë nuk ju pinë më ujë, po fërkojnë sytë që u bëjnë xixa . U ngjan, se jo vetëm aeroportin “Nënë Tereza”, por në çdo Aeroport, rri diku një Yuri Kim me tabelën:
Vizat nuk ju pijnë ujë, do ktheni gjënë e huaj e do shkoni në burg./Pamfleti